A janë këto imazhe prova se dërgimi i astronautëve në Hënë ishte një mashtrim? (VIDEO)

A janë këto imazhe prova se dërgimi i astronautëve në Hënë ishte një mashtrim? (VIDEO)
Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se misioni “Apollo” për uljen e njeriut në Hënë në vitin 1969, në të vërtetë është një mashtrim.

E konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, ka njerëz që seriozisht dyshojnë se historia është e sajuar.

“Prova” që mbështesin këto teori janë sjellë herë pas here, por një video e fundit e postuar në Youtube sjell dyshime edhe për misionion “Apollo 17” të vitit 1972, ku astronautët u ulën sërish në Hënë.

Në atë mision, Eugene Cernan dhe Harrison 'Jack' Schmitt qëndruan rreth 22 orë në sipërfaqe në luginën Taurus-Littrow, ndërsa kolegu i tyre, Ronald Evans, mbeti lart në orbitë.

Video e ngarkuar në YouTube nga një përdorues me emrin Streetcap1 përqendrohet në një imazh që pretendon të shfaqë një "fazë" të pasqyruar në maskën e një astronauti, pasi “Apollo 17” u ul në Hënë.

Në imazhin e reflektuar në maskë, shfaqet një njeri me rroba të zakonshme, me flokë të gjatë dhe me një jelek, jo me kostum astronauti.

Në kushtet e Hënës, kjo do të ishte e pamundur. /a.a/ Albanian Free Press Online/