Ahmetaj: PD dha 178 koncesione kur ishte në pushtet

Ahmetaj: PD dha 178 koncesione kur ishte në pushtet
Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se gjatë periudhës 2004-2017, janë dhënë 213 koncesione, 178 nga të cilët gjatë tetë viteve të qeverisjes së demokratëve.

“Ka një historik shumë interesant të koncesioneve 2004-2017 dhe besoj kjo është një ditë e duhur që të ndajmë këtë informacion sot bashkë.

Nga viti 2004 e deri në vitin 2017, janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat, 178 janë bërë para viti 2013.

Në periudhën Maj 2013- 9 Shtator 2013, janë bërë 38 koncesione”, tha Ahmetaj.

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: