Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, 8 të plagosur

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, 8 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, nga përplasja e tre automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Koshovicës, raporton Fax Neës.

Si pasojë e këtij aksidenti 8 persona janë plagosur, ndërkohë që janë transportuar për në spital.

Mjetet e përfshira në aksident janë dy vetura dhe një kamionçinë të cilat i përkasin markave Renault, Alfa Romeo dhe një mini-kamionçinë.

Mendohet se si shkak i aksidentit ka qenë lagështia e rrugës dhe shpejtësia e kamionçinës.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: