Akuzat e PS-së për Kapllanajn, Zguri: E vërteta, e kundërta e asaj që pretendohet

Akuzat e PS-së për Kapllanajn, Zguri: E vërteta, e kundërta e asaj që pretendohet
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri lidhur me kërkesën e PS për shkarkimin e tij si i përfshirë në mbrojtjen e një funksionari të inkriminuar lokal të PD, theksoi se “KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjetër, është e kundërta e asaj qe pretendohet”.

Zguri në një deklaratë të tij, pas akuzave të PS se ai kish fshehur dosjen e kreut të bashkisë Agron Kapllanaj si person subjekt i ligjit për dekriminalizimin, shtoi: “Në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojëra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit” shkruan zoti Zguri. Lidhur me këtë hisotir kreu i KQZ thotë se përgjigja e tij mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkojë këtë”.

PS akuzoi prokurorinë dhe kreun e KQZ-së, se nuk po zbatojnë ligjin lidhur me kreun e bashkisë së Mallakastrës, për të cilin maxhoranca pretendon se ai rezulton i dënuar më herët me dy vjet burg.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: