Alketa po i ikën Verës? Ja çfarë thotë ajo për Shqipërinë...

Alketa po i ikën Verës? Ja çfarë thotë ajo për Shqipërinë...
Regjisorja e mirënjohur, Vera Grabocka, që përmes një postimi në "Instagram", paralajmëron një largim të prezantueses së saj të preferuar, Alketa Vejsiu, drejt Mediaset-it, grupit më të fuqishëm mediatik në Itali. Vera duket e lumtur me këtë fakt dhe i uron Alketës suksese. Alketa pas spekulimeve se po ikë nga Shqipëria sqaroi me një mesazh e shpërndau një foto krah Verës, të lumtura, me mbishkrimin "E Veçanta dhe e Vetmja".

Fakt është që, Alketa ka disa muaj që shkon e vjen nga Italia, duke zhvilluar atje shumë takime. Por, pas Alketës, cila të jetë vallë, prezantuesja të cilës Vera i ka vënë syrin? Mbetet mister, ndërkohë të ikësh nga Vera, nuk është kaq e lehtë, kurse në rastin e Alketës, duket se flitet për një rol edhe më prestigjioz.

Ç'thotë Alketa?

"Nuk do ta le as Shqiperine as Klanin! Se shpejti ne Klan vijme me nje tjeter patente ne muajin shkurt! Por premtoj qe ne rastin me te pare pertej kufijeve do ta them me shume krenari ne shqip "Jam krenare qe jam shqiptare!"... E kam bere ne te gjithe rrugetimin tim ne fakt qe kur isha e vogel dhe shkoja ne Greqi tek babai im emigrant; te tere mundoheshin te fshihnin identitetin; une refuzoja ta beja... Dhe kam vijuar te percoj me te mirat vlera te Shqiperise sime te bukur ne cdo kend te botes me te cilen puna apo jeta me kane lidhur!

I detyrohem shume Shqiperise dhe shqiptareve qe me bene kjo qe jam!

Vazhdoj normalisht jeten ne Tirane, por me nje qasje globale qe thjesht kapercen kufijte e vendit tone, por me rrenjet ne Shqiperi gjithmone, aty ku punoj dhe kam ndertuar jeten time dhe endrrat e mia... ", shkruan Vejsiu.

Si qëndron e vërteta?

Askush nuk e di. E di vetë Alketa. Pas festave të fundvitit, viti i ri sjell për të gjithë plane të reja e të paparashikuara.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: