Arbitra të degjeneruar! Tavo kërcënon me bojkot pas humbjes me Teutën (java e 10-të e Superiors)

Arbitra të degjeneruar! Tavo kërcënon me bojkot pas humbjes me Teutën (java e 10-të e Superiors)
Ka përfunduar mes tensionesh ndeshja e javës së 10-të në Kategorinë Superiore, Luftëtari-Teuta, 2-3.

Në 22’ ishte gjirokastriti Lamçja që protestoi për penallti pas duelit me Hërkaç në zonë, por gjyqtari Ziri vazhdoi lojën. Teuta kaloi në epërsi me sulmuesin ganez Amadu Latif, që devijoi saktë me kokë një kros të Reza Karim.

Pjesa e dytë e lojës nis  me Luftëtarin në sulm pa kaluar as minuta e parë, Dejvi Bregu finalizoi një aksion të shkëlqyer me asist të Lamçjas e dërgon topin në rrjetë. Dy minuta më vonë gjyqtari akordon një goditje dënimi për Teutën në afërsi të zonës gjirokastrite, vendim që kundërshtohet nga vendasit. Anel Dediç godet saktë dhe i jep avantazhin 2-1 durrsakëve.

Në 68’ gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Teutën, por hasi sërish në kundërshtime të forta nga vendasit. Pas protestave që zgjatën disa minuta, rinis loja dhe Dediç shënoi golin e tretë për Teutën. Luftëtari vendos të rikthehet në lojë dhe krijon raste të shumta, ndërsa shtylla sërish i mohon golin Bregut. Në sekondat e fundit të ndeshjes vjen edhe autogoli i Sykajt, që e devijoi topin pas goditjes së Abazajt.

Luftëtari-Teuta                 2-3

Shënues: Bregu 46’,  Sykaj (ag) 89;/ Latif 33’, Dediç 55’, 70’

Luftëtari: Ruçi, Rapaj, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani (Rapo 61′), Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

Teuta: Kastrati, A.Beqaj (F.Beqaj 51′), Hrkaç, Sykaj, Hakaj, Çyrbja, Lena, Bilali, Karimi, (Osemene 62′), Dediç, Latif. Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Blerim Ziri

Kategoria Superiore

Java e 10-të/Sot

Luftëtari-Teuta                      2-3

Nesër 

Kamza-Kukësi                    14:00

Laçi-Partizani                      14:00

Flamurtari-Skënderbeu 17:00

22 nëntor           

Vllaznia-Lushnja               14:00

 

Klasifikimi

Skënderbeu         25

Kukësi                  18

Flamurtari           16

Kamza                  15

Laçi                       11

Partizani              11

Teuta                    11

Luftëtari               8

Vllaznia                6

Lushnja                5

 

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Blerim Ziri qëndroi rreth 10 minuta në fushë, pas ndeshjes, në praninë e forcave të shumta të rendit. Dalja e tij u shoqërua me duartrokitje ironike në dhomat e zhveshjes nga lojtarët e Luftëtarit. Gjirokastritët përveç se të pafat, kontestuan dy nga tre golat e Teutës.

Gugash Magani, trajneri i Teutës:

Nëse i referohemi fazës së parë nuk është e njëjta situatë. Kishim shumë ndeshje që nuk merrnin fitore, prandaj edhe në minutat e fundit presioni u ndje te skuadra ime, ndonëse rezultati ishte 1-3 në favorin tonë. Megjithatë jam i kënaqur me 3 pikët pasi kjo fitore na shërben për të na rikthyer besimin. Kemi gabuar në merkato dhe duhet ta pranoj, por Dediç është lojtar kyç i skuadrës sonë.

Hasan Lika, trajneri i Luftëtarit:

“Sa për gjyqtarin jeni të gjithë të ndërgjegjshëm, nuk më takon të bëj shumë komente. Jam i mërzitur sepse gjyqtari luajti me ndjenjat e futbollistëve tanë, i revoltoi shumë ata, luajti me ndjenjat e një qyteti dhe me ndjenjat e tifozëve. Penalltia në favor të Teutës? Nuk më duket e tillë, nuk di çfarë të them. Me pak fat edhe mund ta kishim barazuar ndeshjen. Na penguan edhe shtyllat”.

Grigor Tavo, presidenti i Luftëtarit:

“Të gjithë panë se çfarë estrade ndodhi në Gjirokastër. Nuk është hera e parë, edhe vjet na kanë dëmtuar rëndë, por nuk ia dolën të na zbresin nga Kategoria. Këta janë arbitra të degjeneruar. Do të mblidhemi dhe do të marrim vendimet tona Kampionatin e prishim vetë dhe nuk e lëmë ta prishin këta arbitra bastardë. Çdo të thotë e prishim kampionatin?Atë që na bëjnë neve, ne do ta bëjmë duke luajtur më fëmijët e vegjël.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: