Arrestohen 3 të rinj në Elbasan, u kapën me kanabis në makinë

Arrestohen 3 të rinj në Elbasan, u kapën me kanabis në makinë
Tre të rinj nga Elbasani janë arrestuar pasi janë kapur me një sasi droge në makinë.

L, 26 vjeç, R. B, 19 vjeç, D. M, 24 vjeç banues të tre në Elbasan, janë vënë në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: