Balla-Bashës: I shpëtove me raporte procesit për “Rrugën e Kombit”

Balla-Bashës: I shpëtove me raporte procesit për “Rrugën e Kombit”
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Lulzim Basha për lidhjen e qeverisë me trafikun e kanabisit dhe krimin.

Balla deklaroi se kreu i PD-së, është i vetmi që i është fshehur drejtësisë me raporte mjekësore për skandalin e rrugës Durrës-Kukës.

“Më vjen shumë keq për degradimin e Partisë Demokratike. Ai që e ka hundën nën kësulë dhe që themeluesit e PD-së e kritikojnë se po shkatërron këtë parti, tani po na qan hallin edhe të Partisë Socialiste. Basha di vetëm të gënjejë, nuk di t'u dalë problemeve përballë. Nga Holanda ke mësuar vetëm fjalën kanabis.

... Ke ndërtuar një rrugë 62 km për 1 miliardë euro, ndërsa ne po ndërtojmë sot 94 kilometra me 70 milionë euro. Ti je njeri që i je fshehur drejtësisë për abuzime 230 mijë euro”, u shpreh Balla./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: