Balla: PS-NDI, memorandum bashkëpunimi

Balla: PS-NDI, memorandum bashkëpunimi
Së shpejti, një delegacion i Partisë Socialiste do të vizitojë zyrat qendrore të Institutit Demokratik Amerikan në Uashington për të diskutuar dhe nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes tyre.

Kwtw e ka bwrw me dije Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka pritur në një takim drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik amerikan NDI, Robert Benjamin dhe drejtorin e Programeve të Partive Politike të NDI në Uashington, Ivan Doherty.

Më tej, Balla shton se “Partia Socialiste e Shqipërisë prej 15 vitesh ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me Institutin Demokratik Amerikan dhe ne vlerësojmë maksimalisht asistencën dhe këshillimin e ekspertëve të NDI në përgatitjen e drejtuesve të rinj dhe në rritjen e transparencës së financimit të partive politike”.

“Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e lartë të Institutit Demokratik u vlerësua fakti që Partia Socialiste ka standardin më të lartë të transparencës financiare në Shqipëri, bazuar në një strukturë auditimi tërësisht të pavarur dhe profesionale. Shumë shpejt, një delegacion i Partisë Socialiste do të vizitojë zyrat qëndrore të Institutit Demokratik Amerikan në Washington për të diskutuar dhe nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes PS dhe NDI”, thekson Balla.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: