Balla: Zguri “zhytet” edhe më thellë për Kapllanajn

Balla: Zguri “zhytet” edhe më thellë për Kapllanajn
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se kreu i KQZ-së për ditë e më shumë po gabon për të shpëtuar kreun e Bashkisë Mallakastër.

Në një status në rrjetin social kreu i Asamblesë së PS-së, shkruan se se kryetari i KQZ-së, Zguri po “zhytet” më thellë në përpjekjen për të nxjerrë kryebashkiakun  e Mallakastrës Agron Kapllanajn.

“Kryetari i KQZ Klement Zguri ‘zhytet’ edhe më thellë në llumin e stisur nga Basha&Kryemadhi për të shpëtuar kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj nga zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.

Vepër penale përpjekja e sotme e Zgurit për të falsifikuar vendimin e KQZ. Pak më vonë bëhen publike provat”, shkruan Taulant Balla në rrjetin social.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: