Basha: Projektbuxheti 2018 duhet të administratoret nga Prokuroria nga FBI nga DEA

Basha: Projektbuxheti 2018 duhet të administratoret nga Prokuroria nga FBI nga DEA
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë para gazetarëve se projekti 1 miliardësh i qeverisë për buxhetin e 2018 është thjeshtë pastrim i parave të krimit dhe drogës.

“Nuk është më kultivimi i kanabisit veprimtaria kryesore. Fusha e parë është trafiku i heroinë dhe kokainë dhe e dyta kafshimi i ekonomisë shqiptare, domethënë krimi po zhvendoset në ndërtim, në Bankat e Shqipërisë.

Pra nga malet e fushat po zhvendoset në sheshet e Shqipërisë dhe të famshmin projekt 1 miliard euro të Edi Ramës”, tha Basha.

Sipas tij, një biznes që fërgon peshq nga peshkatari i zonës, nëse kalon xhiron 2 milionë lekë, duhet të paguajë peshq. Kurse baronët e drogës si Balili nuk do paguajnë tatim fitimi.

“Tek ai biznesi i vogël që fërgon peshkun, pra do paguash 20% TVSH, Kurse të hash aragostën apo ngjalën tek Santa Quaranta s’ka taksa.

Ja çfarë po bën, pasi e mbushi Shqipërinë me drogë, pasi e zhyti në kolaps financiar, pasi fukarenjtë e shesin drogën sot më lirë se çaji”, vijoi kreu i PD-së.

Ai shpjegoi se gjithçka tregon se ky do të jetë buxhet i rrënimit të shqiptarëve.

“Bëni një kërkim modest dhe do kuptoni se në gjithë botën për pastrim parash janë ndërtimet. Projekti 1 miliard euro i koncesioneve nuk është vetëm pastrim parash në ekonominë private por edhe publike, se aty do pastrohen paratë pa tender pa konkurrencë do tu jepen disa kompanive që do të pastrojnë paratë e drogës

Në këtë kuptim për ta përmbledhur projektbuxheti 2018 duhet të administratoret nga Prokuroria nga FBI nga DEA, prokuroritë e Italisë, Gjermanisë si skemë për pastrimin e parave të drogës.

Ta mendojnë mirë ata që e kanë menduar këtë skemë se nuk do të lejohet

Vota jonë do të jetë kundër dhe do ti rrëzojmë  Tahirin dhe ata që janë pas Tahirit me shpejtësi”, deklaroi mes të tjerash, kreu i PD-së, Lulzim Basha./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: