Basha zbulon se polici i arrestuar në Velipojë ishte i dënuar për trafik droge, mbrohej nga Habilajt

Basha zbulon se polici i arrestuar në Velipojë ishte i dënuar për trafik droge, mbrohej nga Habilajt
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin e policisë ku u sekuestruan 1.5 ton kanabis dhe mes të arrestuarve ishte dhe një polic.

Sipas Bashës, efektivi i arrestuar ishte i dënuar më parë për trafik droge në Itali por ka qenë nën mbrojtje nga banda e Habilajve në kohën e Tahirit dhe gjatë kohës së Fatmir Xhafës, sipas kryedemokratit.

“RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.” shkruan Basha në profili e tij në Facebook.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: