Bëmë “prind” të të ngjaj!

Bëmë “prind” të të ngjaj!
Të jesh vajza e një nëne të njohur ose babai të pushtetshëm, jo gjithmonë është një gjë e lehtë. E vërtetë është që qysh e vogël, dëgjon shoqet të të flasin me interes për nënën tënde këngëtare ose aktore, sigurisht ndihesh krenare kur e shikon në TV ose në skenë, kur të krahasojnë me cilësitë e saj por edhe ndodh të ndihesh keq kur lexon lajme, shpesh spekulative, mbi nënën tënde të famshme ose babanë tënd të rëndësishëm. Por nuk është e lehtë veçanërisht kur, teksa rritesh, duket të kesh talent të ngjashëm me të, ose të jesh edhe ti nën dritën e prozhektorëve, sepse po, duhet ta kesh llogaritur mirë, se në çdo hap do të krahasohesh me të e kësaj, nuk i shpëton dot. Por ka edhe vajza ose djem të nënave ose baballarëve të famshëm të cilët janë edhe ata të tillë, por më së shumti nga cilësitë dhe fama e nënave ose baballarëve të tyre e këta të rinj, jo vetëm që këtë e pranojnë pa asnjë problem, por madje edhe e “shfrytëzojnë” me “elegancë” por pa asnjë ngurim, për të qenë edhe ata në qendër të vëmendjes.

 

Eli dhe Marina Fara

Marinën e njohim të gjithë si vajza formoze e Eli Farës, perlës së muzikës tonë popullore, me një sensualitet të spikatur, në pamje dhe gjeste. Ajo është juriste në shkollim, por kjo nuk i intereson askujt. Dhe jo se publiku është sipërfaqësor, por sepse vetë Marina ka zgjedhur të jetë ky lloj personazhi, një femër seksi, e veshur pak, që bën një jetë luksi dhe që mban mbiemrin e famshëm të nënës së saj. E duke qenë se Eli Fara duket të ketë bërë “pakt me djallin” e fama nuk po e lëshon në asnjë moment, ky “rivalitet” i bukur mes dy bukurive do të vazhdojë gjatë.

Ardit dhe Jon Gjebrea

E kush nuk e njeh Ardit Gjebrean, i cili na përloti në krye të herës me këngën “Jon”. Në ato vite, këngëtari i mirënjohur na tregonte me zërin brilant dhe interpretimin rrëqethës, se si, emigracioni kishte tronditur jetën e tij dhe sistemin, e nga kjo kishte ardhur kryevepra, djali i tij Jon. Sot, që Arditi është “zotëria” i televizionit, i biri Jon Gjebrea është një djalë i shkolluar jashtë kufijve, por me prirje krejtësisht tjetër. Por në rininë e tij e në vazhdim, ai është shumë i njohur në ambientet rinore, të jetës së natës e të rrjeteve sociale, jo për shkollimin e tij, as për ndonjë talent, por si djali i Ardit Gjebreas.

Ardian dhe Erik Fullani

Ish Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, nuk ka qenë vetëm një zotëri i cili është njohur si një nga financierët më të shquar në vend. Ishte dhe është një zotëri me karizëm dhe stil, karakteristika të cilat nuk i humbi as pas dallgëve të jetës. Përkundrazi, në shumë evente, ai shfaqet i ardhur në formë dhe me klas. Në të njëjtat gjurmë, por jo për zotësitë në financë, eci edhe i biri, tashmë i njohur së tepërmi, në mesin e të rinjve të kryeqytetit, për veshjet, makinat, orët, pushimet luksoze, lokalet e natës ku, po shkoi Erik Fullani, ato mbushen plot. Djali i bankierit mori nga babai i tij i famshëm ndoshta jo talentin dhe dijen, por stilin po, dhe e ka kthyer këtë gjë në një “industri” personale frytdhënëse.

 

Irfan dhe Fatmir Hysenbelliu

Bisnesmeni i njohur, Irfan Hysenbelliu, është edhe një personazh mediatik, jo vetëm sepse është thellë i përfshirë në media, por edhe sepse nuk nguron të jetë një personazh publik, i pranishëm në evente të rëndësishme. Por, pavarësisht se pa ndonjë prirje të veçantë, të njohur, edhe i biri, Fatmir Hysenbelliu, nuk po mbetet pas, me milionat e klikimeve në rrjetet sociale, ku ai është shumë i pranishëm me stilin e tij të të jetuarit. E kjo, më së shumti, sepse është djalë i një babai të kamur e të famshëm.

Vjollca dhe Lori Hoxha

Nuk është më si në fillim, sepse Lori Hoxha, pinjollja e familjes së pasur Hoxha, tashmë e ka një drejtim dhe talent të sajin, që është stili dhe moda. Por në fillim, ajo ishte vajza me emër të njohur e “klanit” të Top Channel dhe vetëm kaq. Por e bija, tashmë aksionere, e një nga femrave më të pasura në Shqipëri, Vjollca Hoxha, nga gonxhe që mori pjesë në një spektakël kërcimi, u kthye në lule të çelur, që me jetën e saj luksoze, tashmë bën modë mes të rejave në vend.

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: