Berisha denoncon: Materniteti i Durrësit është pa ujë

Berisha denoncon: Materniteti i Durrësit është pa ujë
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar përmes një statusi duke thënë se marteniteti i Durrësit është pa ujë.

Përmes një denoncimi nga një qytetar Berisha akuzon qeverinë se edhe pse premoi shëndetësinë falas solli narko-shtetin.

“Tronditëse, materniteti i Durrësit pa ujë!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital!

Miq, le ti urojmë ne engjëllit të vogël jetë të gjatë me plotë shëndet mbarësi e të mira së bashku me prindërit. Por le të dënojmë ne Noriegen, që premtoi shëndetësinë falas por solli narkoshtetin e tij. sb

“Mirëmbrëma Z Berisha,unë edhe familja ime ju urojmë shëndet, ju edhe familjes suaj. Bashkëshortja ime solli në jetë vajzën tonë dje në maternitetin e Durrësit, sot gjithë ditën materniteti nuk kishte ujë, se Ku do lahen këto nëna nuk e di. edhe dera kryesore ishte e mbyllur, duhet të kaloje rretheqark me hy brenda. edhe banjoja është për faqe të zezë. poshte rilindja e qelbësirave” shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: