Berisha "sulmon" Ramën: Tahiri i dërgoi 3 mln euro dhe i nxori aferat, prandaj u mbrojt

Berisha "sulmon" Ramën: Tahiri i dërgoi 3 mln euro dhe i nxori aferat, prandaj u mbrojt
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish Edi Ramën lidhur me atë që e cilëson ‘kanabizimi i Shqipërisë’.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se Rama inicioi shkarkimin e Tahirit por ky i fundit i çoi Ramës 3 milionë euro.

“A nuk ishte opozita që denoncoi këtu se në Ishëm ra avioni, dhe jo vetëm në Ishëm. Çfarë ndodhi? Edi Rama i zënë ngushtë përgatiti shkarkimin e Tahirit, si shpëtoi? I dërgoi 3 mln euro në zyrë Noriegës suaj. Po, po. Dhe Saimir Tahiri nuk u shkarkua. Me qindra herë denoncuam këtu kanabisin”, tha Berisha.

Lidhur me procedimin e ish-ministrit, Berisha u shpreh se Tahiri i nxori Ramës Xibrakën dhe aferat e reja dhe kështu kryeministri Rama e mbrojti, sipas Berishës.

“Franco Roberti dorëzoi dosjen, Çfarë ndodhi? Kanabistët e hodhën poshtë. Rama i cili në momentin kur mori dosjen nga italianët e lëshoi në humnerë Tahirin. Por Tahiri i nxori Xibrakën, i nxori eurot që i kishte dhënë për Ishmin, i nxori dhe afera të tjera”, tha më tej Berisha. /f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: