Bijtë VIP të politikës

Bijtë VIP të politikës
Ata ndoshta as që duan të jenë në vëmendjen e mediave, ndoshta, duke parë se jeta e prindërve të tyre ka qenë gjithmonë nën lupë zmadhimi e jo pa problematika, ndoshta duan një jetë të tyren, të tërhequr. Por kjo është e pamundur, sepse figura e prindërve të tyre është shumë “e rëndë”. Kanë një shkollim të mirë, janë të pashëm, të veshur me stil, kanë bredhur botën. Por nuk ka asnjë të keqe që disa prej tyre, të merren nesër edhe me politikë, siç rëndom ndodh në botë. Ata janë bijtë e politikës, të matshëm me prindërit e tyre por edhe rebelë në disa raste. Ja disa prej tyre.

Edi dhe Gregori Rama

Sot kryeministër i Shqipërisë e dje ministër e kryebashkiak, Edi Rama është një nga protagonistët më të tëndësishëm të politikës shqiptare të pas viteve ’90. Sigurisht që për këtë arsye, nuk mund të ishte jashtë vëmendjes edhe djali i tij i madh, Gregori Rama. Pavarësisht se informacione mbi jetën e tij ka shumë pak, duke qenë se Gregori Rama, shtatlartë dhe me një ngjashmëri të jashtëzakonshme më të atin, vëmendja ndaj jetës së tij prej djali të ri nuk ka munguar, deri në momentin kur hyri në skenë vëllai i tij më i vogël, Zaho. Gregori Rama është fryti i martesës së hershme të Edi Ramës me aktoren shumë të njohur të viteve ’80, Matilda Makoçi ndaj drita mbi të ka qenë e dyfishtë.

Linda Rama dhe Rea Xhillari

Linda Rama është bashkëshortja e kryeministrit aktual, Edi Rama por edhe një intelektuale dhe aktivitste e njohur e shoqërisë civile, që në fillimet e viteve ’90 e deri më sot. Bija e saj në hije, Rea Xhillari, nuk njihet shumë në ambientin rrethues, sepse ka bërë shumë që jeta e saj të mbetet jopublike, pavarësisht se është një intelektuale dhe profesioniste e angazhuar. Por do apo nuk do, herë pas here, vëmendja mbi prindërit e saj e sjell edhe atë në sipërfaqe.

Ilir dhe Era Meta

Ilir Meta, Presidenti aktual i Republikës, ka një bijë që është gati gati një klon i tij, me një ngjashmëri të habitshme. Një vajzë me karizëm, inteligjencë dhe kuriozitet, që nuk tutet aspak të jetë e pranishme në jetën politike të prindërve të saj. Era Meta është duke dhënë sinjale që do jetë trashëgimtare e denjë e dy prindërve të saj, kur ata të vendosin të tërhiqen nga politika.

Bamir Topi dhe Nada e Etida Topi

Ish presidenti i republikës, bamir Topi është shquar edhe për një burrë karizmatik e nuk mund të shkonin larh kësaj dy vajzat e tija, Nada dhe Etida. Kjo edhe për faktin se dy bijat janë shumë të bukura, duken gati si dy modele. Kujtojmë këtu bujën e madhe që bëri dasma e njërës prej tyre, Nada Topit, një dasëm në luks me një ceremoni prej princeshe. Por nuk vonoi edhe martesa me 500 të ftuar e së motrës, Etidës. Këto bija kanë qenë të pranishme në të gjitha aktivitetet e të atit dhe më pas kanë lidhur jetën me djem biznesmenësh, duke qënë kështu edhe në linjë me martesat e familjeve të pasura në botë.

Sali dhe Shkëlzen Berisha

Sali Berisha, ish president dhe ish kryeministër, sot deputet e PD-së, është, pa asnjë mëdyshje, profili i politikanit të sprovuar, sepse ka dominuar skenën politike në vend, gjë që e bën edhe sot, që është vetëm deputet. Sigurisht që edhe fëmijët e tij, e bija Argita dhe i biri Shkëlzen, nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes, por ndërkohë që e bija, një avokate e zonja, bën një jetë shumë më të tërhequr, me fëmijët e saj dhe bashkëshortin politikan, i biri, edhe ai profesionist, është më i hapur për të qenë pjesë e eventeve dhe zhvillimeve të vendit, duke tërjequr kështu më shumë interesim mediatik. T’i shtojmë kësaj edhe lidhjen e tij me një bukuroshe dhe piktura kompletohet.

Edmond dhe Elisa Haxhinasto

Edmond haxhinasto është një nga eksponentët e LSI-së dhe disa herë ministër, një burrë me stil dhe elegant, që ka një vajzë po aq elegante dhe me sharm. Elisa Haxhinasto u bë e njohur shumë për publikun, pasi martesa e saj nuk ishte aq rastësore, por bëri bashkë dy krushqi LSI-je. Ajo zgjodhi si bashkëshort djalin bashkëshort birin e ministrit të drektësisë së asaj kohe, Nasip Naço. Dasma ishte përrallore, muaji i mjaltit gjithashtu.

Majlinda Bregu dhe Kejda Ajazi

Ish deputetja dhe ish ministrja e PD-së Majlinda Bregu, është shquar, përveç zotësisë dhe aktivitetit politike, edhe për pamjen e jashtme, që e ka trajtuar gjithmonë me shumë kujdes. Një femër e kuruar që ka ardhur duke u përmirësuar me kalimin e viteve, e jo e kundërta. Por së fundmi shumë e njohur për mediat dhe rrjetet sociale është bërë edhe e bija 20 vjeçare, Kejda, sepse ajo është një vajzë shumë e bukur, si një modele. Në këtë pjesë vëmendjeje, rol luan edhe e ëma që publikon shpesh foto me të bijën.

 

Jozefina dhe Megi Topalli

“Ka disa gjëra që unë i kam tepër të veçanta. Gjërat private i kam shumë të shtrenjta. Janë shumë të rëndësishme për t’i thënë në publik.”-do të shprehej bija e ish kryetares së kuvendit, Megi Topalli, kohë më parë. Ajo është një bukuroshe që ngjan shumë me nënën e saj, figura më e fuqishme femërore që ka prodhuar politika shqiptare moderne. Megi duket ashtu siç ka deklaruar, shumë e rezervuar dhe shumë më e brishtë. Pas studimeve në Strasburg, jeton tashmë në Shqipëri dhe ka rastin tashmë që të qëndrojë më shumë në shoqërinë e nënës së saj, nga e cila ka marrë një bukuri tipike mesdhetare.

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: