Bozdo: Nëse reduktoheshin humbjet, çmimi i ujit duhej ulur

Bozdo: Nëse reduktoheshin humbjet, çmimi i ujit duhej ulur
Ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Bozdo deklaron se humbjet në rrjet janë mbi 70 %, që do të thotë se nga reduktimi i tyre jo vetëm që nuk do të rritej çmimi, por edhe të ulej më.

“ERRU çuditërisht vendos të rrisë çmimin e ujit në Tiranë. Pavarësisht së UKT i ka humbjet në rrjet mbi 70%.

Do të mjaftonte reduktimi i këtyre humbjeve që çmimi jo vetëm të mos rritej, por madje të ulej. ERRU, si rregull, duhet ta detyrojë UKT më parë të ulë humbjet.

Por ERRU i bën fresk politikës së ditës, jo qytetarëve.

Nëse UKT do kishte një plan biznesi serioz, çdo bankë do ta financonte, pa patur nevojë të rritet aspak çmimi ujit.

Ndërkaq Veliaj ka dy vjet që mburret se e ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e UKT. Por qartazi gënjen!

Me sa duket, do ta japin me konçesion. Por më parë po e kthejnë në fitimprurëse....sigurisht me lekët tona”, shkruan Bozdo në rrjetin social./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: