Brazili ndahet në "paqe" me Anglinë, barazojnë edhe Gjermani-Francë e Rusi-Spanjë

Brazili ndahet në "paqe" me Anglinë, barazojnë edhe Gjermani-Francë e Rusi-Spanjë
Anglia dhe Brazili janë ndarë në “paqe” në miqësoren e zhvilluar në Wembley mbrëmjen e sotme.

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Brazilit kanë barazuar pa gola 0:0, në miqësoren e cila u zhvillua në Wembley të Londrës.

Ndeshjen gjatë tërë kohës e ka dominuar Brazili, por vendësit ishin shumë mirë të organizuar në mbrojtje.

Ditë më parë Anglia një barazim pa gola e mori edhe ndaj Gjermanisë.

Ndërsa kjo e fundit ka barazuar ndaj Francës me rezultatin 2-2 në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Franca shënoi e para me Alexandre Lacazette në minutën e 33 ndërkohë që për gjermanët barazoj Werner në të ’56-tën.

Lacazette shënoi përsëri për “gjelat” në minutën e ’71 ndërkohë që Stindl barazoi shifrat në ato përfundimate në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Gjithashtu në barazim janë ndarë edhe Rusia e Spanja në shifrat 3:3 në një miqësore të zhvilluar në Krestovsky Stadium të Shën Peterzburgut

Spanja pavarësisht se ka qenë duke fituar 0:2 ndaj Rusisë, në fund është dashur të kënaqej me vetëm një barazim 3:3.

Golat për Spanjën i shënuan Jordi Alba dhe Sergio Ramos dy herë me penallti, ndërsa për Rusinë shënuan Smolov dy dhe Zhirkov.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: