“Brezat e rinj, burim i jashtëzakonshëm transformimi dhe transfuzioni i gjakut të Policisë së Shtetit”

“Brezat e rinj, burim i jashtëzakonshëm transformimi dhe transfuzioni i gjakut të Policisë së Shtetit”
Sot u zhvillua Konferenca e Dytë Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë” ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili vuri theksin te pastrimit i radhëve të policisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit si dhe te rëndësia që kanë të rinjtë, për ta çuar vendin përpara.

Në janar do të nisë zbatimi i Veting-ut në Policinë e Shtetit, paralajmëroi kryeministri Rama.

Jam i bindur që procesi i Veting-ut që do të nisë zbatimin nga muaji janar do të japë rezultate të rëndësishme dhe kam besim se brezat që do të dalin duke filluar nga së shpejti prej akademisë dhe në vijim vit pas viti do të jenë burim i jashtëzakonshëm transformimi dhe transfuzioni i gjakut të Policisë së Shtetit” – theksoi Edi Rama

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e 2-të shkencore ndërkombëtare “Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë”, tha se edhe rritja e buxhetit veçanërisht për Policinë e Shtetit vitin e ardhshëm, është tregues i qartë i vullnetit të qeverisë.

Buxheti i alokuar nga qeveria për Ministrinë e Brendshme për vitin 2018 është gjithashtu një tjetër tregues i qartë i vullnetit të qeverisë dhe kujdesit personal të Kryeministrit të vendit për jetësimin e këtyre prioriteteve madhore të bëra publike tashmë.”

“Ky është buxheti më i lartë i investimeve në fushën e rendit dhe sigurisë për të paktën 10 vitet e fundit, me një rritje prej rreth 70 % krahasuar me vitin që po mbyllim. Mbi 80 % e kësaj rritje fokusohet te Policia e Shtetit dhe kryesisht do të përdoret për investime te teknologjia në fushën e hetimit dhe pajisjet shkencore, një mungesë e ndjeshme që për vite të tëra ka ndikuar ndjeshëm në zbulueshmërinë e krimit dhe efektivitetin e procedimit penal të tyre,” – nënvizoi ministri Xhafaj.

“Reformimi i Akademisë së Sigurisë, përcaktimi i kritereve më të larta të pranimit, konsolidimi i aplikimit të një modeli transparent konkurrimi që u zbatua këtë vit, rritja e cilësisë së programeve dhe kurrikulave mësimore, nivelit profesional të mësimdhënies, modernizimi i infrastrukturës përbën një prioritet te veçantë të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: