Buxheti, Shehu:Nuk e miratojmë, s’ka shpërndarje të barabartë, s’favorizon qytetarët

Buxheti, Shehu:Nuk e miratojmë, s’ka shpërndarje të barabartë, s’favorizon qytetarët
Demokratët vijojnë ta kundërshtojnë buxhetin e vitit 2018 dhe janë shprehur hapur për mosmiratimin e tij.

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka kërkuar që buxheti të shpërndahet në mënyrë të drejtë, e jo të favorizojë sektorët ku nuk përfitojnë qytetarët.

Sipas tij, po krijohen operatorë vetëm me një monopol, gjë që nuk është normale për një vend që do të jetë demokratik.

“Keni parashikuar rritje galoponte të taksave, kjo i varfëron shqiptarët. Pse duhet të vendosni taksën e shtëpisë së parë, është një e drejtë universale që duhet ta gëzoj çdo njeri.

Ju keni shkatërruar fshatarin, e keni lënë në terror të plotë. Propozoj që kjo taksë të mos vendoset sepse do varfëroj çdo ditë e më shumë shqiptarët, nuk u kanë votuar për këtë gjë.

Keni mbushur Shqipërinë me kanabis, e me banda kriminelësh. Ky buxhet nuk duhet të miratohet, bën dallime të mëdha, nuk favorizon interesat e qytetarëve”, tha ndër të tjera deputeti i PD-së, Tritan Shehu./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: