Daily Mail e bën "fakt të kryer": Zidane ikën, ja kush do të jetë trajneri i ri i Real Madrid

Daily Mail e bën "fakt të kryer": Zidane ikën, ja kush do të jetë trajneri i ri i Real Madrid
Në Angli po flitet se tashmë Real Madrid po mendon për një trajner tjetër pas rezultateve të dobta gjatë këtij sezoni të Zidane.

Sipas “Daily Mail”, Real Madridi e ka gjetur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për Mauricio Pochettinon të Tottenham-it, i cili në dy ndeshjet kundër Real Madridit triumfoi një herë dhe barazoi një herë tjetër.

Gazeta më e shitur në Britani e Madhe e ka vënë Pochettinon si objektivin kryesor të “Los Blancos”.

Sipas, Daily Mail, Zidane nuk do të vazhdojë me Real Madridin nga sezoni i ardhshëm ndërkohë që argumenton se çelësi janë marrëdhënia e mirë dhe respekti i ndërsjellë mes Pochettino dhe Florentino Perez.

Besohet se ardhja e argjentinasit në krye të Realit hap rrugë edhe për mbërritjen në “Bernabeu” të dy yjeve të Tottenham, Dele Ali dhe Harry Kane. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: