Deklarata e Berishës: Ja pse zhduket nga Parlamenti Edi Rama

Deklarata e Berishës: Ja pse zhduket nga Parlamenti Edi Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi një mori akuzash nga foltorja e parlamentit për kreu e qeverisë Edi Rama, që ka mbrojtur me me ngulm ish-ministrin e Brendshëm.

Sipas tij, kaluan 4 vite, më në fund prokurori më i specializuar në planet për luftën kundër mafies, paraqiti aktakuzën kundër Tahirt dhe Habilejave të tij.

“Unë ju them se në ligjin e antimafies, Tahiri përbën anëtarin kryesor të grupit kriminal Habilaj. Çdo njeri që lexon ligjin e ka të qartë që ai cilësohet asi anëtar i grupit të strukturuar.

Erdhi dosja, tashmë jo nga opozita, por nga një prokurorët më të shquar të Italisë. Çfarë ndodhi të nderuar socialistë, kanabistët në parlament hodhën poshtë dosjen. Edi Rama i cili momentin e parë që njoftoi Italianët, e lesoi në humnerë Saimir Tahiri. Por kur i tregoi kokën e Olsit,Tahiri, Rama tha dale se ky është burrë i mirë nuk është burrë i keq.

Kërkesa e prokurorisë automatikisht duhej zbatuar. Shiko sa prova ka prish Saimir Tahiri gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se zonja Tahiri duhet ta dijë mirë se çdo hap i saj shumëfishon dyshimin se po prishin provat.

“Prandaj ka një javë që ai kreu juaj ja mbathë. Mirë me italianin ja gjetën se s’kishte asgjë dosja, por 850 mijë euro dhe dy patentat e jahtit, a mund të më thuash pse nuk e çel gojën Saimiri, por Edi Rama pse nuk flet për të.

Pse nuk flet një fjalë Edi Rama, ka një javë rresht, pse nuk thotë gjysmë fjale për 850 mijë euro.

Pse zhduket nga parlamenti ai, ku është? Ka një javë në çdo aktivitet dhe ja mbath, zhduket, sepse po i ngushtohet rrethi. Jo Saimir trafikut, por Noriegës, jo vetëm Noriegës, por edhe Olsi trafikut. Po të mos kishin gjë me Olsin, Saimirit nuk do ja mbante jo tu shiste makinën, jo tu jepte skafet, por as të mendohej që të ishte në këtë situatë”, vijoi Berisha./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: