Deputeti Ndreu i përgjigjet Berishës: Patentat e Tahirit dolën gjatë qeverisjes tënde

Deputeti Ndreu i përgjigjet Berishës: Patentat e Tahirit dolën gjatë qeverisjes tënde
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me akuzat nga ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me patentat e Tahirit për mjete lundrimi.

Pasi Berisha akuzon Ndreun se ka lëshuar patentat për ish-ministrin e Brendshëm deputeti socialist deklaroi se dokumentat janë lëshuar gjatë kohës së qeverisjes nga Berisha.

“Vëllai im nuk ka lidhje në lëshimin e patentave të Tahirit. Patentat e tij janë të ligjshme, po, po të ligjshme. Dokumentet janë bërë në kohën e qeverisjes tënde të famshme, në 2010-2011”. /f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: