Deri tani 66 mijë persona të vaksinuar për gripin, çfarë rekomandojnë ekspertët?

Deri tani 66 mijë persona të vaksinuar për gripin, çfarë rekomandojnë ekspertët?
Vendi është në prag të sezonit gripal.

Për të parandaluar gripin ekspertët e shëndetit rekomandojnë që gratë shtatzëna, fëmijët, të sëmurët kronike por dhe qytetarë të tjerë të bëjnë vaksinën.

Erida Nelaj, eksperte e ISHP tha se deri tani, në të gjithë vendin janë vaksinuar mbi 66 mijë persona.

“Janë vaksinuar ekspertë shëndetësor, gratë shtatzëna, persona mbi 60 vjeç, të sëmurët kronike. Në fund të javës së kaluar, janë vaksinuar mbi 66 mijë persona. Nga 100 mijë doza që kemi janë vaksinuar 66 mijë persona ndërkohë që procesi vazhdon”, ka shpjeguar Nelaj.

Sakaq, ekspertët e shëndetit evidentojnë se këtë viti ka një rritje të konsiderueshme të personave të vaksinuar.

Për Hepatiti B vaksinat bëhen që në lindjen e fëmijës, ndërsa për sëmundje si tuberkulozi, difteria, tetanosi, infeksione pneumokoku, poliomieli, fruthi rubeolë, vaksinat janë të ndara në doza, dhe injektimet e para bëhen që 2 muajsh.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: