Dështimi i Italisë, vjen dorëheqja e presidentit të Federatës Italiane Tavecchio

Dështimi i Italisë, vjen dorëheqja e presidentit të Federatës Italiane Tavecchio
Carlo Tavecchio jep dorëheqjen si  presidentit të Federatës Italiane të Futbollit. Nuk mund të ndodhte ndryshe pas presioneve lidhur me dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në botëror.

Në mbledhjen e fundit të këshillit të përgjithshëm të Federatës Italianë të Futbollit që zgjati 40 minuta, Tavecchio nuk priti shkarkimin por vendosi të japë dorëheqjen.

Bota e zhvilluar nuk pajtohet lehtë me dështimin, ndaj edhe para presidentit u shkarkua edhe trajneri Ventura.

Pasi “janë prerë kokat” e dy protagonistëve kryesorë që u bënë përgjegjës për dështimin më të madh në 60 vite të Italisë, pritet një revolucion në të gjitha strukturat organizative të futbollit italian.

"Sot unë jap dorëheqjen time dhe kërkoi mbledhjen e këshillit si një akt të thjeshtë politik. Askush nuk ka dhënë dorëheqje më parë” - nënvizoi ai. Carlo Tavecchio a ka paguar për zgjedhjen e Ventura? “Nuk e kam zgjedhur unë, Lippi e zgjodhi atë. E pra, në këtë pikë, është shumë e thjeshtë. Unë jam i dëshpëruar, që nuk u kualifikuam në finalet e Kupës së Botës.”

Italia pas dy ndeshjeve përballë Suedisë në “Play-off” dështoi të kualifikohej për në Botërorin “Rusi 2018”.

Tashmë me dorëheqjen e Tavecchios zgjedhjet e ardhshme për presidentin e ri të Federatës Italiane të Futbollit pritet të zhvillohen pas 90 ditësh.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: