Dhjetë ditë në koma, ndërron jetë aktorja 41-vjeçare

Dhjetë ditë në koma, ndërron jetë aktorja 41-vjeçare
Aktorja dhe këngëtarja Isabel Granada është deklaruar zyrtarisht e vdekur, pas një jave në gjendje kome.

Bashkëshorti i saj, Arnel Coëley, tha se truri i saj kishte mbaruar që më 27 tetor, por tashmë gjithçka ka mbaruar.

Aktorja pësoi gjashtë atake kardiake në Doha të Katarit, gjatë një udhëtimi biznesi me bashkëshortin e saj dhe ra në gjendje kome që në 25 tetor.

Aktorja dhe këngëtarja 41-vjeçare me origjinë nga Filipinet, ishte e njohur për pjesëmarrjen e saj në seriale televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /a.a/

Foto: Yahoo

Shpërndajeni me miqtë tuaj: