Dieta gjermane

Dieta gjermane

Është hartuar nga Instituti Gjerman i Shëndetit, por njihet botërisht thjesht si “dieta gjermane”. Në qoftë se e ndiqni me rigorozitet deri në fund, do të arrini të humbisni plot 6 kg. Gjatë kësaj kohe duhet të pini shumë ujë dhe të keni besim se do ja dilni. Rezultatet nuk do të vonojnë.

DITA E PARË

Mëngjesi: çaj jeshil ose kafe e zezë pa sheqer dhe një fetë e hollë bukë e thekur

Dreka: dy vezë të ziera, domate, 100 gr spinaq të shërbyera me vaj ulliri

Darka: një biftek mesatar në skarë, 150 gr sallatë me domate dhe qepë të njoma

DITA E DYTË

Mëngjesi: çaj jeshil ose kafe e zezë pa sheqer dhe një fetë e hollë bukë e thekur

Dreka: 200 gr sallatë me domate dhe lakër të bardhë, 2 portokaj ose mandarina dhe 1 mollë jeshile

Darka: 2 vezë të ziera, 200 gr mish pule i gatuar në avull dhe sallatë jeshile vetëm me pak kripë e vaj ulliri

DITA E TRETË

Mëngjesi: çaj jeshil ose kafe e zezë pa sheqer dhe një banane

Dreka: dy vezë të ziera, 100 gr djathë pa yndyrë, 200 gr karota të ziera të shërbyer me vaj ulliri

Darka: 2 vezë të ziera, sallatë frutash me mollë, banane, dardha dhe portokaj

DITA E KATEËRT

Mëngjesi: 1 gotë me lëng molle të shtrydhur

Dreka: 200 gr peshk i gatuar sipas dëshirës, sallatë me domate qershi dhe qepë të kuqe

Darka: fileto pule në skarë, 150 gr sallatë jeshile me limonë

DITA E PESTË

Mëngjesi: 1 gotë me lëng karote

Dreka: sallatë me jeshillëqe sipas dëshirës, 200 gr mish pule pa yndyrë dhe dy feta bukë e zezë 

Darka: dy vezë të ziera dhe sallatë me karota e rrepa

DITA E GJASHTË

Mëngjesi: kafe e zezë pa sheqer dhe një tost me proshutë pule

Dreka: 1 fileto pule e gatuar në skarë, sallatë me lakra, majdanoz e lëng limoni

Darka: 150 gr djathë i njomë pa yndyrë, dy karota dhe 1 kokërr vezë e zier

DITA E SHTATË

Mëngjesi: 1 gotë qumësht pa yndyrë dhe një lugë mjaltë

Dreka: biftek në skarë dhe fruta të freskëta

Darka: sallatë me frutat që ju gjenden në shtëpi dhe një gotë kos

Shpërndajeni me miqtë tuaj: