Dieta javore me bazë mesdhetare

Dieta javore me bazë mesdhetare
Dieta më e re mesdhetare me 1200 kalori, ju ndihmon të dobësoheni dy kg në javë, përmes një regjimi tepër të ekuilibruar dhe duke u ushqyer me shumë shije.

Mëngjesi për çdo ditë:

Një filxhan çaj pa sheqer, një filxhan qumësht pjesërisht i skremuar, dy feta bukë të thekur, pak djathë i freskët.

Mesvakti për çdo ditë:

Një lëng portokall i shtrydhur ose një fryt i freskët por jo banane

E hënë:

Dreka: 70 gramë makarona me brokoli të zier ose thjesht me hudhër dhe vaj ulliri, tre bajame dhe një sallatë.

Darka: Supë me perime, dy vezë në tigan me shumë pak vaj ulliri

E marta

Dreka: oriz me piper dhe erëza të tjera, 60 gramë, spinaq i zier, peshk në grilë dhe një domate.

Darka: thjerrëza dhe lulelakër, djathë i bardhë i freskët

E mërkurë

Dreka: spinaq ose lakra të egra të kaluara në tigan me erëza, një fileto viçi në grilë

Darka: supë me perime dhe dy feta bukë të thekur

E enjte

Dreka: perime të stinës dhe supë me drithëra

Cena: krem perimesh dhe 120 gramë fileto gjeldeti

E premte

Dreka: sallatë me radhiqe ose sallatë belge dhe 70 gramë makarona me mish të grirë viçi, ose e quajtur ragu’

Darka: peshk troftë me patate të ziera dhe perime të ziera

E shtunë

Dreka: sallatë e përzier dhe dy vezë të ziera.

Darka: supë krem me perime dhe 120 gramë pulë me patate të ziera

E dielë

E lirë sipas dëshirës, por pa e ekzagjeruar në kalori

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: