Dieta me xhenxhefil

Dieta me xhenxhefil
Xhenxhefili është pjesë e patjetërsueshme e shumë recetave për dobësim të kohëve të fundit, kjo sepse xhenxhefili djeg yndyrat dhe shkakton ndjenjë ngopje, kështu që nuk ndjejmë nevojë për të ngrënë diçka ndërmjet kohës së ushqimit të ardhshëm.

Një mënyrë e shkëlqyeshme për t'u dobësuar dhe për të larguar yndyrat është konsumimi i ujit me xhenxhefil.

Përgatitja:

Ju nevojitet një rrënjë xhenxhefili mesatar, rreth 5 cm, të cilën duhet ta prisni në copëza shumë të vogla dhe më pas shtojeni në 1.5 litër ujë të vluar e duhet të qëndrojë aty rreth dy orë.

Uji me xhenxhefil do të duhej të pihet i nxehtë, kështu që do të ishte mirë ta mbani në termos dhe ta mbani me vete. Efekti është më i mirë nëse çdo ditë pini nga 1.5 litër, rreth një muaj, në mënyrë që të largoni të gjitha yndyrat.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: