Djajtë e Kuq gati të bëjnë "çmendurinë" për yllin e Real-it, Asensio

Djajtë e Kuq gati të bëjnë "çmendurinë" për yllin e Real-it, Asensio
Sipas mediave spanjolle, Manchester United është i gatshëm për një ofertë “marramëndëse” për yllin e Real Madrid, Asensio.

Duket se Jose Mourinho ka shenjëstruar sulmuesin spanjoll Marco Asensoi si objektiv të sezonit të ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i paguajnë 200 milionë euro për shërbimet e Asensions dhe do t’i ofrojnë atij një ofertë pesëvjeçare me pagë 27 milionë euro në vit.

Mourinho dëshiron ta bëjë 21-vjeçarin blerjen kryesore të verës dhe shpreson se oferta pesëvjeçare do të mjaftojë për ta bindur talentin e Real Madridit për të kaluar në United.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: