Durrës / Shtyhet procesi “Veliera”, shoqëria civile: Do të shkojmë deri në Strasburg

Durrës / Shtyhet procesi “Veliera”, shoqëria civile: Do të shkojmë deri në Strasburg
Gjykata Administrative e Durrësit ka shtyrë sot procesin për dosjen “Veliera”, kur në fakt pritej të jepte një vendim për vazhdimin ose bllokimin përfundimtar të projektit.

Gjyqtari Ergys Gashi, drejtuesi i seancës, ka kërkuar më shumë kohë dhe dokumentacion në lidhje me këtë dosje në mënyrë që të merret një vendim përfundimtar i argumentuar.

Sipas tij me mjaft interes pritet ekspertiza e 3 arkeologëve të thirrur nga prokuroria e Durrësit.

Punimet janë bllokuar që prej muajit shkurt të këtij viti, pas një kërkese të shoqërisë civile.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile e kanë quajtur të pa bazuar këtë vendim dhe si një mundësi për ti dhënë kohë pakës së paditur për ti sistemuar gjërat.

Ata shprehen të vendosur se do ti shkojnë deri në fund këtij procesi po të jetë nevoja deri në Strasburg./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: