E zuri korenti teksa rregullonte televizorin, humb jetën 68-vjeçari nga Pogradeci

E zuri korenti teksa rregullonte televizorin, humb jetën 68-vjeçari nga Pogradeci
Një 68-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

“Më  datë 18.11.2017, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi A.M, 68 vjeç, banues në fshatin Zagorçan. Pas mbërritjes në Spital, ky shtetas ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para rezulton se shtetasi A.M, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke punuar me prizën e televizorit”, informon policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: