Fajon: Ballkani Perëndimor të shohë drejt Bashkimit Evropian

Fajon: Ballkani Perëndimor të shohë drejt Bashkimit Evropian
Liderët e Ballkanit Perëndimor duhet që të shikojnë drejt Bashkimit Evropian, pasi ai është e ardhmja e vendeve të tyre.

Një mesazh i tillë është lëshuar nga vetë eurodeputetja Tanja Fajon, anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, njëherësh edhe zëvendës anëtare e Këshillit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Sipas saj, paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, por edhe në tërë Evropën nuk duhet vënë në rrezik dhe një gjë e tillë është e mundur.

Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, Fajon theksoi se tensionet mes dy vendeve po shkojnë drejt uljes, ndërsa duhet që të zgjidhet problemi në mënyrë që Kosova dhe Serbia sipas saj, të vazhdojnë rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: