"Fati" i Zgurit, komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin javën e ardhshme

"Fati" i Zgurit, komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin javën e ardhshme
Kërkesa e Partisë Socialiste për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri pritet të merret në shqyrtim javën e ardhshme nga komisioni parlamentar i Ligjeve.

Ky i fundit ka katër javë kohë për të dalë me një raport lidhur me kërkesën e socialistëve dhe më pas raporti në krye të 3 javëve duhet të kalojë për votim në seancë plenare.

Kujtojmë se Klement Zguri u zgjodh në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të marrëveshjes Rama-Basha dhe socialistët thotë se ai nuk e justifikon qëndrimin në atë detyrë, sa kohë që sipas tyre, ai shkeli ligjin duke mos e shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për Kryebashkiakun e Mallakastrës, i cili preket nga ligji i dekriminalizimit.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: