Federica Mogherini: 2018-ta, mundësi unike për Shqipërinë drejt BE-së

Federica Mogherini: 2018-ta, mundësi unike për Shqipërinë drejt BE-së
Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati,pas një takimi në Bruksel dolën në konferencën e përbashkët për shtyp.

Mogherini konfirmoi angazhimin për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e reformave që sidomos ajo në drejtësi. Takimi mes tyre u zhvillua në kuadër të takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Kjo reformë është një çelës shumë i rëndësishëm i integrimit të Shqipërisë. Është një proces transformues dhe që shërben për shumë sektorë si biznesi, etj. Këtu ka shumë vend për përmirësim për të arritur potencialin e plotë, prandaj i kemi dhënë rëndësi kësaj reforme”, ka thënë Mogherini.

Diskutuam edhe për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Duhet vazhduar në këtë drejtim”, ka vijuar Mogherini.

Jemi dakord që viti 2018 do të jetë një mundësi unike për rajonin në tërësi dhe Shqipërinë, që të përparojë në rrugën e integrimit. Jam e sigurt se presidenca bullgare e BE-së do të punojë ngushtë me rajonin. Jam e bindur se Shqipëria mundet dhe do t’i përdorë 6 muajt e ardhshëm për të bërë hapa kyçe”, ka shtuar Mogherini.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, u shpreh se  2018-ta do të jetë një vit vendimtar për Shqipërinë.

Konstatuam së bashku që ka një proces të konsoliduar të zbatimit të të drejtave dhe detyrimeve që burojnë nga ky proces. Presim që 2018-ta të jetë një vit vendimtar për Shqipërinë dhe ne besojmë se hapja e bisedimeve për integrim do të na ndihmojë. Reforma në drejtësi është një mundësi unike. Diskutuam edhe rezultatet e arritura edhe për luftën kundër krimit të organizuar, edhe këto rezultate janë një produkt i përbashkët edhe me agjencitë ligjzbatuese evropiane. E gjitha kjo dëshmon vullnetin tonë. Arritjet tona përbëjnë një bazë solide për të ardhmen e vendit dhe në kuadër të negociatave”, u shpreh ministri Bushati.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: