Festivali i 56-të i Këngës në RTSH rikthen Elton Dedën, David Tukiçin, Manjola Nallbanin & Co

Festivali i 56-të i Këngës në RTSH rikthen Elton Dedën, David Tukiçin, Manjola Nallbanin & Co
Mes 70 këngëve që kanë aplikuar për tu ngjitur në skenën e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH, komisioni ka përzgjedhur 22 Finalistet të denja për të mbërritur tek publiku. Komisioni prej 5 anëtarësh në përbërje të të cilit janë Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi, Edmond Rapi ka  përcaktuar fitues këta emra sipas rendit alfabetik:

1-Artemisa Mithi

2-Bojken Lako

3-David dhe Genc Tukiqi

4-Denisa Gjezo

5-Elton Deda

6-Ergi Bregu-Latifllari

7-Eugent Bushpepa

8-Evans Rama

9-Grupi “AKULLTHYESIT”

10-Grupi “NA” dhe Festina Mezini

11-Grupi “LYNX”

12-Inest Neziri

13-LORELA

14-Manjola Nallbani

15-Mariza Ikonomi

16-Orgesa Zaimi

17-Redon Makashi

18-Rezarta Samja dhe Luis Ejlli

19-Stefi dhe Endri Prifti

20-Tahir Gjoci

21-Voltan Prodani

22-Xhesika Polo

 

Sipas drejtorit muzikor të festivalit Sokol Marsi prurjet këtë vit reflektojnë një rikthim interesant të vëmendjes së muzikantëve tek Festivali tradicional i fundvitit. - “Pas një prurje rreth 70 këngë, që për mua është një risi, pasi pjesëmarrja ka qenë në nivele të konsiderueshme, komisioni përzgjedhës pasi dëgjoi të gjitha këngët, vendosi për 22 këngë që për mua janë finaliste” tha Marsi për RTSH.

Sokol Marsi tha se strategjia e stafit ka qenë që ne ta mbështesim festivalin në rikthimin e artistëve të mirënjohur të skenës së festivalit. Do të këndojë Redon Makashi, që ka munguar prej vitesh, ose Elton Deda, Eugent Bushpepa, Manjola Nallbani, Mariza Ikonomi, vëllezërit Prifti, vëllezërit Tukiçi etj.

Në përzgjedhjen e prurjeve muzikore këtë vit një vemendje e posaçme i është kushtuar edhe cilësisë së lirikave të këngëve. “Neglizhenca që i bëjnë poetëve të mirëfilltë shqiptarë dhe teksshkruesve realë është një handikap i cili është zvogëluar në këtë festival” thotë anëtari i jurisë gazetari Ben Andoni. “Risia e rikthimit të emrave të njohur është se ata kanë zgjedhur poezi që i shkon parametrave të tyre. Por ata duhet të jenë të parët që duhet të japin një shembull emancipimi përsa i përket një poezie më të përpunuar dhe me parametra më të lartë” shton Andoni.

Edicioni i 56-të i këngës në RTSH pritet të sjellë emrat më të njohur të muzikës shqiptare të cilët do të reflektojnë me materialet muzikore jo vetëm kreativitetin e tyre muzikor por edhe pasqyrimin e gjendjes ekzistenciale përmes të cilës kalon shoqëria shqiptare dhe komuniteti krijues.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: