FIFA gjobit FSHF-në për ndeshjen kundra Italisë, shkon në 250 mijë euro gjoba ndaj federatës

FIFA gjobit FSHF-në për ndeshjen kundra Italisë, shkon në 250 mijë euro gjoba ndaj federatës
Federata Shqiptare e Futbolli është gjobitur nga FIFA pas sjelljeve jo të mira në stadiumin “Loro Boriçi” nga ana e tifozerisë gjatë ndeshjes së 9 tetorin kundër Italisë.

Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s ndëshkoi me 5 mijë franga zvicerane FSHF-në për shkak të sjelljes së tifozëve që kanë ndezur flakadanë.

Shqipëria në këtë fazë kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018” ka qenë shpesh nën vëzhgim nga FIFA për shkak të sjelljes së tifozëve apo problemeve të tjera. Me gjobën e fundit shkon në 250 mijë euro shifra në total të cilën federata duhet të paguaj në organizatën më të madhe qeverisëse të futbollit në botë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: