FIFA projekton Botërorin e ri për Klube

FIFA projekton Botërorin e ri për Klube
FIFA po planifikon një herë në katër vjet një turne tjetër të madhe, Kupa e Botës për klube. Siç raportohet nga “Marca”, organizata më e lartë ndërkombëtare e futbollit në fakt kishte kohë që kishte planifikuar këtë turne.

Projekti është ende në fazën embrionale, por gazeta spanjolle zbuloi disa karakteristika të turneut i cili do të kurorëzojë klubin më të mirë në planet, çdo katër vjet: “Turneu do të ketë 24 ekipe dhe do të përfaqësohet në pesë kontinente. Evropa do të ketë 12 klube dhe kërkesat për t’u kualifikuar do të jenë: Katër fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve, katër finalistët e fundit dhe katër ekipe të tjera me koeficientin më të mirë. Nëse do të zhvillohej sot, ekipet evropiane që do të mund të marrin pjesë janë katër klubeve spanjolle (Real Madrid, Barcelona, ​​Atletico Madrid, Sevilla), dy klubet angleze (Manchester City dhe Arsenal), dy gjermane (Bajern Mynih dhe Borussia Dortmund), dy portugeze (Porto dhe Benfica) , një franceze (Paris Saint Germain) dhe një klub italian (Juventus).

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: