Fiksim rezultatesh, presidenti i Olympiakos në gjyq mes 28 personave të tjerë në Greqi

Fiksim rezultatesh, presidenti i Olympiakos në gjyq mes 28 personave të tjerë në Greqi
Një gjykatë greke vendosi të mërkurën që pronari i Olympiakos Piraeus dhe i Nottingham Forest, Vangelis Marinakis, do të përballet në gjyq me akuzat për fiksimin e ndeshjeve në Greqi.

Manjati 49-vjeçar i anijeve është emri më i shquar mes 28 njerëzve që do të vihen në gjyq për akuzat lidhur me një hetim që ka nisur mbi rezultatet e dyshuara të fiksimit të ndeshjeve të futbollit grek. Gjykata e Apelit në Athinë e mori vendimin për hetim, pas votimit me shumicë, 2-1.

Marinakis mohoi çdo dyshim dhe akuzë të ngritur ndaj tij gjatë hetimit. Avokatët e tij nuk preferuan të bënin ndonjë koment mbi akuzat. Olympiakos, një nga ekipet më të njohura të Greqisë, gjithashtu nuk ka pasur deri tani asnjë reagim.

Sipas një dokumenti të "Reuters", Marinakis gjithashtu përballet me akuza për kundërvajtje me të tjerë për të ndryshuar rezultatin e ndeshjeve.

Data e gjyqit ende nuk është shpallur, por burimet e gjykatës thanë se gjykimi mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Në një postim në Facebook, Konstantinos Karapapas, drejtori i komunikimit për Olympiakos, u bëri thirrje tifozëve të jenë të durueshëm dhe tha se klubi do të komentonte pasi të kishte diçka zyrtare.

“Jemi të sigurtë se zoti Marinakis do të vazhdojë me klubin tonë Olympiakos, pavarësisht nga ata që mendojnë dhe zbatojnë plane kundër ekipit më të madh në këtë vend,” shkroi Karapapas.

Ndër personat e tjerë të akuzuar janë ish-zyrtarë të Federatës Greke së Futbollit, ish-gjyqtarë dhe gjyqtarë, si dhe disa lojtarë.

Rastet e hetimit i përkasin periudhës midis 2011 dhe 2013, dhe janë më të fundit lidhur me korrupsionin që ka prekur futbollin grek. Pak kohë më parë trajner i Olympiacos me pëlqimin e presidentit Marinakis u emërua ish-lojtari i kombëtares sonë, Besnik Hasi, i cili u shkarkua pas një periudhe të shkurtër.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: