Fjalët e fundit të bossit të mafias italiane, Toto Riina

Fjalët e fundit të bossit të mafias italiane, Toto Riina
Në momentet e fundit të jetës, Toto Riina, i cilësuar si bossi më i madh i mafias italiane, iu drejtua me disa fjalë gruas së tij.

“Unë nuk pendohem… ata nuk do të me përkulin mua. Asnjë lëkundje, asnjë hap prapa. Deri në fund”, ka thënë “Il capo dei capi”.

Me këto fjalë ai iu drejtuar gruas së tij vetëm pak muaj më parë, në takimin e radhës në burgun e Parmas. Kishin një jetë të tërë së bashku, me Ninetta Bagarella në fillim bashkë dhe pastaj në një lidhje në distancë për shkak të aktivitetit kriminal të bosit të Cosa Nostra.

“Unë nuk dua të kërkoj asgjë nga askush”, tha ai, duke iu referuar rasteve që avokati i tij donte t’i nënshtrohej, për ta lehtësuar gjatë proceseve të shumta gjyqësore dhe për morinë e akuzave. “Unë mund të bëj edhe 3,000 vjet burg, jo 30 vjet”, tha ai.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: