Fjolla dhe Era “ndizen” zjarr

Fjolla dhe Era “ndizen” zjarr
Fjolla Morina ka ndezur skenën e festivalit “Kënga magjike” me një veshje skenike shumë tërheqëse e goditëse, e tëra në të kuqe të ndezur, me detaje në dekolte, geta mbi gju, bust e rruaza. Asgjë mangut nuk ka lënë, në mënyrë që kënga të jetë si një “pishtar” e të ndiqet nga të gjithë. Por nga Fjolla provokatorja kjo pritej. Ajo që nuk pritej ishte veshja “e guximshme” e këngëtares shumë të talentuar Era Rusi. Edhe Era zgjedh ngjyrën e kuqe të ndezur, por kjo në një fustan mëndafshi të gjatë e me mëngë të plota. Por mos u gënjeni, sepse ja që, pavarësisht kujdesit, fustani na zbuloi një të çarë të thellë deri në bel, aq të thellë sa spektatorët u lehtësuar që Era kishte veshur të brendshme, ndryshe nga disa të tjera, madje i dalloheshin fare qartë edhe getat rrjetë ngjyrë mishi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: