“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Flet i pazëvendësueshmi Sulejman Starova-Bobi: Sali Berisha është xheloz me mua!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Flet i pazëvendësueshmi Sulejman Starova-Bobi: Sali Berisha është xheloz me mua!
Satirë

Teksa po ecja rrugës pranë Kuvendit, pashë disa deputetë që po dilnin prej saj, drejt një librashitësi që kishte vendosur librat në tokë. Sa mirë, mendova, po shkojnë të blejnë ndonjë libër. Mirëpo gabova në gjykim. Ata u futën në një lokal shumë të shtrenjtë, aty pranë.

Nga ajo që pashë u hutova dhe desh shkela mbi librin "Idioti" të Dostojevskit. Harrova të them se ujë e disa vetë që kishim ndaluar në teutuar, deshëm të blinim të ndonjë libër.

Sa mirë do ishte që në jetë, idiotët t'i shkelnim kaq lehtë siç do shkelja këtë "idioti"-n këtu, mendova. E ata që u futën për të pirë, e për t'u llafosur me njeri tjetrin për bizneset e tyre, do kenë menduar; Po këta idiotët që rrinë e plevitosen në trotuar...

E lëmë këtë ngjarje dhe kthehemi te rubrika jonë;

"Antena Jashtë Familjes" së pari vjen me një lajm të gëzuar. Këngëtari i famshëm italian, "me baba shqiptar", ka vendosur të mos këndojë më, apo siç i thonë në gazetari, të vendosë "mikrofonin në gozhdë", në fund të vitit tjetër. Themi "lajm të gëzuar", jo sepse ndihemi të tillë se ai do të heqë dorë nga të kënduarit, por ajo që zbuluam është se, pasi të mos dalë më të këndojë, Albanoja ka vendosur të merret me prodhimin e verës.

Ku qëndron "gëzimi" në këtë rast? Sigurisht që qëndron, e shumë madje;

Vetëm një njeri që nuk e do Kryeministrin e Shqipërisë, këtë aktual, por edhe ata përpara këtij, mund të mendojë ndryshe...

Ju kujtohet besoj përpara disa ditëve që ky aktuali, shoku Edi Rama vendosi në facebook-un e tij një artikull të një gazete britanike ku thuhej që, po rritet dëshira e shqiptarëve, për të prodhuar dhe konsumuar verë...

Pra dalim në përfundimin, apo siç e themi neve në gazetari, konkluzionin që, Albano e lexon Kryeministrin e Shqipërisë. Dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe; Babi i Albanos ka qënë ushtar në Sarandë, në kohën e Duçes, e dashurinë për vendin e shqiponjave ja ka kaluar, apo siç i themi prapë neve në gazetari, ja ka transmetuar edhe djalit të tij.

Urojmë që edhe italianët e tjerë që kanë patur babin, apo edhe mamin si infermiere në Shqipëri në kohën e Luftës, t'i shtrohen punës, e të prodhojnë sa më tëpër verë.

I sigurojmë se: ne do ja u shënojmë sikur ajo verë është prodhuar në Shqipëri.

Nuk mendojmë se prodhuesve të saj në veçanti, apo Albanos në përgjithësi, do ju mbetet qejfi që sasinë e verës që do prodhojnë në Itali, qeveria jonë do e shënojë si verë të prodhuar më vend, pasi fundja siç e ka thënë edhe Albanua; çdo ushtar italian që u mirëprit nga popullsia vendase pasi Duçen e varën me këmbë-përpjetë, e ndjen veten shqiptar.

Ne shqiptarët, p.sh, kurrë nuk ndihemi keq, kur ndonjë ish emigrant yni që ka qënë në Itali, pasi kthehet, bën ndonjë punishte me turshi në garazhdin e makinës, e në etiketë vendos sikur i ka prodhuar në Itali. E si mund të harrohet lehtë vendi, që të ka hapur portin...

E lëmë verën, e kthehemi te një problem i yni, që diskutohet në tavolinat ku pijnë kafe tifozët e futbollit të klubit të Partizanit;

Rubrika jonë ka mundur të mbërtheje në antenën e saj, bashkëllafosjen e strategut të klubit të futbollit Partizani, me shokun Sali Berisha. Në fakt ka qënë shok Sali Berisha që ka telefonuar strategun. Antena jonë e kapi këtë telefonatë, por për të qënë të sigurtë nëse e kishim antenën në rregull, apo jo, ne telefonuam strategun Sulejman Starova.

Ja bashkëllafosja e bërë me të;

Antena -Përshëndetje! Me shokun Sulejman flasim?

Sulejman Starova -Po, unë Bobi jam.

Antena -Deshëm të dinim ju lutem, ç'biseduat me shokun Sali Berisha?

Sulejman Starova -Kush ju tha që bisedoi me mua Saliu? Apo Armand Duka? Atij do i ketë thënë i vëllai, me siguri, meqë janë në kualicion së bashku.

Antena-Po, po Duka më tha edhe mua. Njëri prej tyre, se mua njëlloj më ngjajnë, e nuk di kush ishte prej tyre. Deshëm të dinim se, përse ju telefonoi shoku Sali dhe çfarë ju tha?

Sulejman Starova -Sali Berisha është xheloz me mua. "Të telefonova,-më tha Saliu-meqë nuk ke facebook të të shkruaja aty. Desha prej teje, që të më tregosh sekretin që megjithëse ikën, prapë vjen kir të duash në krye të Partizanit. Dua edhe unë që të kthehem në krye të qeverisë. Ç'duhet të bëj, meqënëse ti di marifetin e rikthimeve" më tha Saliu.

Antena -Donte këshillë prej teje shoku Sali, dmth. Po ju ja dhatë këshillën?

Sulejman Starova -Po normal! Kot nuk më thonë Bobi mua i thashë.

Antena -Po ai si ju përgjigj?

Sulejman Starova -Ju Bobat, kështu ikni dhe vini. Ja kam parasysh unë gazetarin Robert Papa, më tha Saliu. Edhe atij Bob i thonë në Amerikë. Ai, sapo fitoj unë, vjen në Shqipëri. Kur humbas unë, humbet edhe ai, e s'duket fare në Shqipëri.

Antena -Ju tha Saliu, kështu?

Sulejman Starova-Po, ai më tha. Tani të më falni se po shkruaj një artikull për Kombëtaren e Italisë.

Antena -Po me Partizanin ç'do bëhet? Ngushëllime për humbjen në Laç!

Sulejman Starova -E keni gabim, ne nuk luajtëm naj Laçit, por ndaj Juventusit. E patë besoj sa mirë e qarkullonin topin ata...! Që ta dish ti edhe kushdo; Unë vërtet jetoj në Shqipëri, por mendjen përherë e kam në Itali.

Antena -Uroj ta çoni në ndonjë vend me kampionat futbolli më sulmues, shoku Bobi, e kështu të gëzojnë një ditë tifozët e Partizanit...!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: