“Forca e Ligjit”, goditet grupi i strukturuar kriminal në Shkodër

“Forca e Ligjit”, goditet grupi i strukturuar kriminal në Shkodër
Një grup i strukturuar që ushtronte aktivitetin e tij kriminal në qytetin verior të Shkodrës ka mundur që të goditet nga forcat e policisë.

Kështu, ka qenë vetë drejtori i policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka dhe  zv/prokurori i rrethit, ata që dhanë detaje rreth këtij operacioni përmes një konference për shtyp.

Sipas tyre, janë plot shtatë persona që kanë mundur të arrestohen nga “Forca e Ligjit”, ndërsa janë sekuestruar edhe disa pasuri. Ja cilët janë ata:

- Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

- Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

- S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

- A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

- A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

- A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

- A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër. Si dhe është proceduar në gjendje të lirë, shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Dyshohet se Rinard Tota ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale, ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

/n.e/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: