France Football zbulon kur do të mbahet ceremonia e "Topit të Artë"

France Football zbulon kur do të mbahet ceremonia e "Topit të Artë"
France Football ka zbuluar se ceremonia e Topit të Artë për vitin 2017 do të zhvillohet më 7 dhjetor.

Ballon d’Or konsiderohet çmimi më i rëndësishëm individual për një lojtar.

Fituesi i çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2017 do të mësohet të enjten me 7 dhjetor dhe do të ketë program special në televizionin L'Equipe që do të fillojë nga ora 19:45 i udhëhequr nga futbollisti tashmë në pension, David Ginola.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi edhe këtë vit janë favoritët për të rrëmbyer “Topin e Artë” ku tashmë janë mësuar 30 kandidatët për këtë çmim.

Nëse Ronaldo fiton, do të jetë Topi i pestë i Artë aq sa ka edhe Messi, nëse triumfon ky i fundit, do të ishte i gjashti në karrierë, më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori, duke lënë prapa Ronaldon me katër të tilla.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: