“Gian Piero Ventura u bë aq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën”

“Gian Piero Ventura u bë aq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën”
Ata që duhet të mbajnë përgjegjësi nga dështimi dhe ata që duhet të marrin meritat e suksesit ngatërrohen aq shumë në vendin tonë, saqë shpesh nuk dihet se kush janë të dështuarit dhe cilët të suksesshmit. Kjo ndodh në politikë, sport dhe kudo në çdo fushë tjetër.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka zgjedhur një rast, atë të shkarkimit të trajnerit të Italisë, Gian Piero Ventura, me një status në profilin e tij zyrtare Facebook për të ironizuar politikën shqiptare.

Statusi  i plotë i Patozit

Kuptimi i Unanimitetit në Shqip dhe italisht

E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por traineri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.

Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur "gli azzuri" në udhëheqjen e tij.

Dhe të gjitha këto i thonte në diten e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.

U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqiperi, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin.

Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: