Gisele Bundchen humb "fronin" si modelja më e paguar që e mbante prej 15 vitesh

Gisele Bundchen humb "fronin" si modelja më e paguar që e mbante prej 15 vitesh
Rrjetet sociale kanë ndikuar drejtëpërdrejt në bukuroshet e pasarelave dhe fitimit e tyre.

Sipas listës së publikuar nga Forbes, Gisele Bundchen ka humbur “fronin” si modelja më e paguar. Për herë të parë në 15 vjet braziliania spostohet nga piedestali si modelja më e paguar.

Në klasifikimin e revistës Forbes që reflekton fuqinë në rritje të mediave sociale, vendin e parë e zë motra 22-vjeçare e Kim Kardashian, Kendall Jenner.

Jenner në një vit ka fituar 22 milionë dollarë, e jo vetëm falë punës si modele, por edhe 84 milionë ndjekësve në Instagram që e ndihmuan të hedhë në treg linjën e saj të veshjeve e të lidhë kontrata me kompani si Adidas dhe Estee Lauder.

Modelja 37-vjeçarja Bundchen, e cila ka kryesuar listën që prej 2002-shit zbret në vend të dytë me 17.5 milionë dollarë fitime sipas Forbes.

Chrissy Teigen, bashkëshortja 31-vjeçare e këngëtarit John Legend iu bashkua klasifikimit për herë të parë duke u renditur në vend të tretë me 13.5 milionë dollarë fitime.

Ndërkaq Ashley Graham bëhet e para modele ‘plus-size’ që përfshihet në listën e modeleve më të paguara duke u pozicionuar e 10-ta me plot 5.5 milionë dollarë të ardhura nga 1 qershori i vitit 2016 deri në të njëjtën periudhë të 2017-tës.

30-vjeçarja e kolme, në vitin 2016 u bë e para modele e masës 16, ose 44 që pozoi për kopertinën e Sports Illustrated.

Revista vlerëson se 10 modelet më të paguara në botë kanë grumbulluar në total 109.5 milionë dollarë në një vit. Ashley Graham fiton 5,5 milionë dollarë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: