Gjykata lë në burg 17 - vjeçarin e akuzuar për vrasje

Gjykata lë në burg 17 - vjeçarin e akuzuar për vrasje
Gjykata ka vendosur të lërë në burg deri në përfundim të hetimeve 17-vjeçarin e akuzuar si autor të vrasjes së shtetasit Alkis Metallari, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në Kukës.

Roland Matranxhi akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

I pandehuri ka deklaruar në gjykatë se nuk ka pasur qëllim të vrasë shtetasin Alkis Metallari, ndërsa gjithçka e ka kryer për vetëmbrojtje.

Edhe avokati mbrojtës i të pandehurit, është shprehur se klienti i tij është sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga viktima e një person tjetër dhe se ka qenë duke mbrojtur veten./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: