Gjykata shtyn dëbimin e shqiptares me 3 fëmijë në SHBA, drama familjare vazhdon

Gjykata shtyn dëbimin e shqiptares me 3 fëmijë në SHBA, drama familjare vazhdon
Gjykata Federale në SHBA shtyri vendimin për depërtimin e një gruaje shqiptare.

“Faleminderit shumë. Vlerësoj secilin prej jush për përpjekjet,” – theksoi Denada Rondos, në gjykatë. - “Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Është një mundësi e madhe që po rris fëmijët në një vend të së drejtës,” – theksoi Denada. .

Rondos pritej që të dëbohet dje nga Amerika. Ajo kishte shkuar ilegalisht në SHBA më 2002, me identitet të rremë.

Denada Rondos në SHBA u martua dhe është gruaja e një pronari lokali atje. Burri i saj është Vironi, me origjinë shqiptare e me nënshtetësi greke. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1999, por nuk do të dëbohet.

32-vjeçarja kishte hyrë ilegalisht në SHBA me një pasaportë të një vajze të ngjashme me të, dhe vetëm një vit më vonë kishte kërkuar azil, por përgjigja për dëbim i kishte ardhur të premten.

Ajo nuk dëshironte të kthehej në Shqipëri, aq më tepër që kishte edhe tre fëmijë. I tërë komuniteti në qytezën ku ata banonin i është bashkuar dramës familjare të shqiptarëve duke lobuar për të ndryshuar vendimin e dëbimit. Madje ata financuan avokatë për të mbrojtur të drejtën e gruas me argumentin se “SHBA është një vend i krijuar nga emigrantët dhe nuk mund të dëbohet një grua, një nënë me tre fëmijë që kanë lindur në SHBA, si të ishte kriminele.”

Pavarësisht të gjitha këtyre rreziqeve që ata përshkruan për tre fëmijët Niko (7 vjeç), Katarina (5vjeç) dhe Alexandra (1vjeç), dilemat nëse do të shkojnë me nënën e tyre në Shqipëri apo do të qëndronin me të atin në SHBA e kthyen në një dramë historinë.

Megjithatë pritet një vendim tjetër më vonë nëse Denada duhet të kthehet në Shqipëri dhe fëmijët e saj do të ndërpresin shkollimin në SHBA.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: