Goditje në zemër, ndërron jetë këngëtari 48-vjeçar

Goditje në zemër, ndërron jetë këngëtari 48-vjeçar
Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur këngëtari nga Malësia e madhe, Arben Delaj.

Artisti 48-vjeçar u godit nga një infarkt në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sulmi në zemër i morri jetën këngëtarit pak minuta pasi kishte dalë nga banesa e tij në Bajzë të Kastratit.

Arben Delaj ka kryer studimet për kanto në Akademinë e Arteve dhe i është dedikuar muzikës folklorike.

Ai ishte pjesëmarrës në shumë festivale kombëtare në Gjirokastër me grupin folklorik të Malësisë së Madhe. /a.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: