Guxholli: Qeveria e së majtës, po kthehet tek politikat tona

Guxholli: Qeveria e së majtës, po kthehet tek politikat tona
INTERVISTA/ Flet për “Albanian Free Press”, ekspertja e ekonomisë, Suzana Guxholli, ish-këshilltare e qeverisë së të djathtës

***

Znj. Guxholli, si do ta komentonit vendimin e fundit të qeverisë për dhënien e tre kontratave të reja me tarifën “1 Euro” në një ditë të vetme?

Ata janë duke vënë në zbatim nismën e njohur “Shqipëria 1 Euro”, sepse e panë që ekonomia u iku tatëpjetë. Panë gjithashtu që investitorët e huaj u zhdukën nga klima e krijuar për biznesin, por edhe nga mbështetjen ndaj tij. Dhe prandaj u kthyen tek ato politikat tona, ku investimet ishin maksimale dhe ku ato nxitëse sollën pikërisht rritjen e investimeve vendase, por edhe atyre të huaja në të njëjtën kohë.

Po thoni që qeveria e së majtës, po aplikon nisma të krijuara më parë nga ju?

Po, mesa shoh unë, ka një kthim tek të gjitha format tona.

Dje, qeveria ka përfshirë në kontratën e modelit “1 Euro” edhe Spitallën, pikërisht atë që e ofroi si zonë të lirë ekonomike dhe nuk e realizoi dot.

Po sepse nuk kanë ç’të bëjnë tjetër dhe ndërmarrin edhe vendime të tilla.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: